Një 36 vjeçar është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në rrugën “Sokol Dobruna” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para i ndjeri kishte probleme të mëhershme shëndetësore, por policia bashkë me prokurorinë kanë nisur hetimin e vdekjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në rrugën ‘Sokol Dobruna’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 36 vjeç”.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që personi ka pasë probleme të mëhershme shëndetësore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.