Të shtëna me armë zjarri ka pasur para pak minutave në fshatin Baks të komunës së Skenderajt ku ka mbetur i vrarë një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.

Pllana në një prononcim për Insajderin tha se pas një mosmarrëveshje në mes tre personave ka pasur të shëna me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur dy persona dhe një i vdekur.

Pllana tha se dy të plagosurit tjerë janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor