Rekordpress raportoi pak më parë për vdekjen e një personi në Lutogllavë të Pejës, i cili u gjet sot pa shenja jete.

Sipas informatave të para ai ishte zhdukur që nga dje dhe dyshohet se humbi jetën derisa po peshkonte. 

Rastin tashmë e kanë konfirmuar edhe nga Policia.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se njësitet policore tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka më shumë informacione