Një person është therur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, dyshohet se viktima është sulmuar nga dy persona të panjohur pas një mosmarrëveshje.

Ndërkaq, pas lëndimeve të marra viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Derisa rasti po vazhdon te jetë nën hetime.

“Viktima mashkull kosovar njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar të panjohur me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.