Moderatorja e njohur, Bora Zemani dhe këngëtarja Semi Jaupaj kanë treguar se janë shoqe të ngushta prej vitesh.

Vajzat kanë folur edhe më shumë për shoqërinë e tyre gjatë kohës që Semi ishte pjesë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Madje, në një prej netëve live, Bora shkoi ta surprizonte mikeshën e saj më të mirë.

Ndonëse muajt kanë kaluar, duket se moderatorja është bërë nostalgjike ndaj këtij momenti dhe ka ndarë një video në Instastory, në të cilën trasmetohen disa nga çastet e tyre më të bukura së bashku në televizion.

Kujtojmë që në të njëjtën natë kur u takua me Semin, Bora realizoi edhe takimin e shumëpërfolur me aktorin, Donald Veshaj që gjithashtu ishte banor i “BB VIP”. Atë mbrëmje ndodhi edhe puthja e famshme që zgjoi shumë diskutime.