Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për rritjen ecmimeve të produkteve esenciale në Kosovë, në seancën e thirrur nga LDK.

Tri partitë opozitare në Kuvend po kërkojnë heqjen e akcizën në derivatet e naftës e heqje të TVSH-së në produktet bazë të ushqimit.

Në këtë seancë kryeministri tha se shtrenjtimi i çmimeve është i importuar.

“Në këtë situatë Ne si Qeveri s’kemi kontrolle”, ka thënë Kurti referuar “zhinxhirit të tregjeve ndërkombëtare”.

Ai ka thënë se si si ekzekutiv janë përpjekur që të parandalojnë presionet inflacionare të brendshme.

Po ashtu, ka thënë se kanë mbështetur shumë kategori që kanë nevojë, duke përmendur edhe pensionistët.

“Shumë nga kategoritë që i kemi ndihmuar për herë të parë e kanë dëgjuar dorën e shtetit”, ka deklaruar Kurti.

Ai i ka përmendur edhe tregtarët spekulantë.
“E kemi pasur rastin me vajin, ku kishte një fushatë për ngritje të çmimit”, ka deklaruar Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje po e kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së me arsyetimin se dëmton buxhetin e shtetit.