Një veturë ka goditur dy këmbësore, të cilat kanë marrë lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se viktimat kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai.