Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së, në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, i është drejtuar kryeministrit Kurti, duke e cilësuar si mjeshtër të manipulimit të opinionin publik.

Tahiri, ka kërkuar nga Kurti të reflektoj mbi gjendjen aktuale ekonomike në vend.

“Jeni mjeshtër i manipulimit të opinionit publik. Kan pritur që vjen me ndonjë alternativ, me argumente politike, ekonomike dhe sociale. Kërkoj prej teje që në këtë seancë të reflektosh mbi gjendjen ekonomike që e ki në vend”, ka thënë Tahiri.