Presidentja Vjosa Osmani para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor ka takuar presidentin francez Emmanuel Macron, për çka ka njoftuar Osmani në Facebook, duke mos dhënë detaje mbi bisedën.

Por me sa duket presidentja kosovare po mundohet të bind shtetet skeptike për lëvizjen e lirë të kosovarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo pasi që pas takimit me Macron, Osmani është parë në takim edhe me kryeministrin holandez Mark Rutte.

Edhe shteti qeverinë e të cilit e udhëheq Rutte, njësoj si Franca, kanë bllokuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, edhe pse kjo e fundit është njoftuar vite më parë që ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian.