Me 65 vota ‘për’ Kuvendit ka miratuar në parim projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Me këtë rishikim, buxhetit të Republikës i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.

Tashmë ka përfunduar kjo seancë që të vetmen pikë të rendit të ditës e kishte buxhetin, derisa po pritet të nisë seanca e mbetur dje në gjysmë e cila e ka në rend dite shqyrtimin e projektligjit për fondet pensionale, cka mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti.