Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar edhe njëherë qëndrimin qeveritar kundër tërheqjes së mjeteve nga kursimet pensionale.

Kreu i qeverisë ka theksuar se ky propozim nuk ndihmon kategoritë që kanë më së shumti nevojë.

“Nga mbi 695 mijë llogari që janë të hapura edhe pse gjysma e tyre jo aktive në Trustin pensional mbi gjysma e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro, kurse ¾ e llogarive apo 500 mijë sot kanë një mesatare prej 1100 euro. Afërsisht gjyma e krusimeve janë të koncetruara te më pak se 10 të bartësve të llogarive”, tha Kurti.

Pra afër gjysma e kontribut dhënësve nuk do ti tërhiqnin as 100 euro, aq ua kemi dhënë. Cili është kuptimi të shkatërrojmë sistemin pensional.

Kurti ka thënë se pensionet nuk janë për tash, por kur të plakemi, andaj nuk duhet të tërhiqen.

“Kur edhe FMN-ja po thotë që është keq, dine që është keq. Janë këta që e kanë sjell këtë propozim në kuvend dhe janë këta që po manipolojnë me konceptin e varfërisë ku nuk bëjnë pjesë vend. Pensionet nuk janë për tash, por kur të plakemi. Nuk mundemi që ta humbim të ardhmen. Nuk mund ta harxhojmë buxhetin”, deklaron Kurti.