Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kërkuar që projektligji për Trustin, që lejon tërheqjen e mjeteve nga kursimet pensionale të votohet.

Krasniqi ka kritikuar Qeverinë e shumicën parlamentare për mos kujdes ndaj qytetarëve.

“Do të duhej të kishit përgjegjësi për gjendjen aktuale. Rritja e inflacionit do të vazhdojë, çdo parashikim e sheh këtë”, tha Krasniqi.

“Kemi një parti të deklaruar të majtë, por po del të jetë e majmë në bazë të deklarimit të pasurisë. Kjo qeveri se ka marr mundin me marr masa e me ju dal në ndihmë qytetarëve. Nuk po e shihni realitetin sepse jeni mbyll në zyre dhe po ju duket e paarsyeshme me fol për Trustin”, shtoi Krasniqi.

Ai iu ka kërkuar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ta votojnë Projektigjin për Trustin, duke shtuar se “për kodin Civil s’e keni dëgjuar kryeminisrin, veproni njëjtë edhe për Trustin”.