Një shpërndarës picash i një picerie në Prishtinë mbrëmë është ballafaquar me një kërcënim me armë.

Gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion te “Rruga e Bledit”, ku një person rreth 30-vjeç kishte dalë nga vetura e tij dhe i ishte drejtuar 22-vjeçarit me sharje e ofendime e më pas e kishte kërcënuar me fjalët ‘ta mushi barkun barut’.

I dyshuari po ashtu i kishte shfaqur atij një revole të cilën e bartte në brez, gjë e cila ka ngjallur shqetësim te punonjësi i picerisë.

Ai ka denocnuar rastin në Polici, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që të identifikojnë personin e dyshuar.