Deputetje boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të votoj ‘pro’ ligjit për kursimet pensionale.

Ky ligj mundëson edhe një tërheqje të kursimeve nga Trusti.

Kjo mundësi për qytetarët po kërkohet nga opozita, derisa vazhdon të kundërshtohet ashpër nga shumica.

Megjithatë, Balje tashmë kur ka nisur diskutimi për këtë pikë, ka shkruar se do të votojë pro.

“Të nderuar, unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj!”, ka shkruar Balje.