- 22-vjeçari nga Podujeva ushtron dhunë ndaj dy vëllezërve të tij
- Përleshje në një lokal të Pejës, dy gra sulmojnë fizikisht punëtorin 46-vjeçar
- Shkolla fillore ku ndodhi masakra në Teksas do të shkatërrohet
- Pejë: 50-vjeçari grushton e shqelmon të dashurën, përfundon në ndalim policor
- Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës, 21-vjeçari e bën për spital 36-vjeçarin
- Edhe sot shi e shkarkime rrufesh, parashikimi i motit


Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës, 21-vjeçari e bën për spital 36-vjeçarin
Një ngatërresë mes të burgosurve ka përfunduar dje me përleshje fizike në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Behet fjalë për dy të burgosur që janë përfshirë në rast, ku pas një fjalosje, njëri e kishte sulmuar fizikisht tjetrin, gjatë kohës së paraparë për shëtitje.

Gjithçka dyshohet se ndodhi kur i dyshuari, 21-vjeçar e kishte ndaluar viktimën 36-vjeçar, duke i thënë që t’ia lirojë rrugën dhe pasi ky i fundit kishte refuzuar, aty plasi sherri.
I burgosuri e kishte goditur të burgosurin tjetër me grushte në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë edhe trajtim mjekësor.
Pasi Policia është njoftuar nga oficerët lidhur me rastin, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë deklaratat e dy palëve të përfshira në rast.
Ndryshe nga viktima, i dyshuari ka deklarua para hetuesve se i burgosuri tjetër e kishte sulmuar fillimisht derisa ai po priste në radhë për të telefonuar dhe si pasojë e sulmit, ai e kishte goditur në vetëmbrojtje.
Pas marrjes së deklaratave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruara që të nisin hetimet ndaj të dyshuarit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”