Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, sot tha se opozita nuk e gjuajti me vezë kryeministrin Albin Kurti sot siç kishte vepruar ai ndaj Isa Mustafës në vitin 2015.

Ai tha se marrëveshja e djeshme që u arrit për energjinë është e njëjta me atë të vitit 2013.

“Nuk të gjuajtëm me vezë sikur ti që e ke gjuajtur Isa Mustafën, por ta argumentuam se marrëveshja është e njëjta”, ka thënë Haxhiu.