Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën që po mbahet në Kuvend, reagoi pasi kryeministri Albin Kurti tha se po mundohen të japin më të mirën në problemet, që siç tha ai ia kanë trashëguar nga qeverisjet e kaluara. 

Haradinaj e ka pyetur Kurtin se si është e mundur që marrëveshjet e nënshkruara më herët i ka cilësuar “tradhti” e tash po të njëjtat i konsideron “sukses”.

“Pse kur të tjerët e bojnë, e jetojnë në realitet në minimum për me nxjerrë maksimumin para jush është tradhti kombëtare, e pse në rastin e juaj kur ndodh kjo është e drejtë. A mundeni me na jep një shpjegim?”. 

Kurti ia ktheu atij se “disa marrëveshje në të kaluarën kanë qenë tradhti”.

“Ky është realiteti me të cilin ballafaqohemi. Pra, është e vërtetë se duart i kemi në baltë, pasi Kosovën e kemi gjetur në baltë”, i tha Kurti.