Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka zgjatur afatin për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023.

Sipas njoftimit thuhet se afati është zgjatur deri në 30 qershor 2022 në ora 16:00.

“Afati i aplikimit shtyhet për shkak të kërkesave të shumta nga maturantët e shkollave të mesme të cilët këtë javë janë në proces të testit të maturës”, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes ka ftuar të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes, mundësinë e aplikimit në konkursin për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023, e zgjatë deri më datën 30.06.2022 në ora 16.

Afati i aplikimit shtyhet për shkak të kërkesave të shumta nga maturantët e shkollave të mesme të cilët këtë javë janë në proces të testit të maturës.

Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në këto qendra:

– Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së – Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark” në Prishtinë;

– Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë – Cikli i Studimeve Bachelor

– Akademinë Ushtarake të Republikës së Turqisë;

– Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë; dhe

– Akademinë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Aplikimi dhe njoftimi për kadetë te FSK-së është online në adresën: https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në web faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit.

Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Ministria e Mbrojtjes fton të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.

Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët.

Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës!