Vetëm gjatë ditës së djeshme, dy gra në Prizren kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje. Sinjali raportoi për njërin rast, ku një 28-vjeçare deshi t’i jap fund jetës duke konsumuar medikamente në sasi të madhe, pas mosmarrëveshjeve me bashkëshortin e saj. 

Burimet brenda Prokurorisë thonë se rasti tjetër ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në një shtëpi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku një 40-vjeçare tentoi të bëjë vetëvrasje, duke përdorur barna që ia përkeqësuan gjendjen shëndetësore. 

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratë nga familjarët. 

Viktima ende s’është intervistuar, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “vetëvrasje në tentativë”.