Pas debateve të ashpra mes ligjvënësve opozitarë e kryeministrit Albin Kurtit, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish.
Kjo për shkak se partia më e madhe opozitare po insiston që kryeministri Kurti të takojë sot veteranët.
Kjo pas deklarimit të Kurtit, se do të anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës dhe nesër do të takojë përfaqësuesit e veteranëve të UCK-së.
Deputetët e PDK-së e AAK-së kanë dalë te foltorja dhe po e pengojnë mbajtjen e seancës.