Konvikti numër III i studentëve të Qendrës Studentore të Prishtinës, është përfshirë nga flaka.
Sinjali mëson se shkaktar i këtij incidenti ka qenë një bojler.
Të gjithë studentët banues të atij konvikti janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që nuk është lënduar asnjë person.
Nga ky incident ka pasur vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm njësia policore si dhe zjarrfikësit për lokalizimin e zjarrit, këta të fundit kanë bërë të ditur se nuk ka nevojë për panik, pasi që rasti nuk është emergjentë dhe gjithçka është në kontroll.