Kryeministri Albin Kurti ka thënë në foltoren e Kuvendit se Qeveria e Kosovës nuk është kundër veteranëve.

“Qeveria e Kosovës edhe me politikat e saj edhe me deklarimet e saj gjithmonë ka shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar në çlirimin e vendit, për veteranët, për familjet e dëshmorëve por edhe për të gjithë pjesëmarrësit. Nuk besoj se dallojmë te respekti për veteranët. Ne mund të dallojmë për numrin e tyre”, ka thënë kryeministri, raporton Gazeta RekordPress.

Ai ka folur për shumat të cilat ndahen çdo vit për veteranët.

“Qeveria i ndan 120 milion euro për kategoritë e dala nga lufta, e që është më shumë se për mbrojtjen e vendit. Respekti shprehet në buxhet, por kur shikon përbërjen konsiderojmë se pjesëmarrës kanë qenë më shumë se 60 mijë por numri i veteranëve është fryrë. E ky është gabim edhe për brezat e rinj që do ta mësojnë”, shtoi Kurti.

“Nuk mund ta mashtrojmë askënd. Ka pas mjaftueshëm veteran dhe askush nuk ka nevojë ta fryej numrin. Pjesëmarrës më shumë se aq, veteran shumë më pak se aq”

“Nuk jepet pagë për diçka para 23 vjete. Ne duam që veteranët të kenë kompensim edhe më të lartë se paga minimale, por numri i vërtetë i tyre. E për këtë jam shumë i interesuar e i gatshëm të bashkëpunojë edhe me organizatat e dala nga lufta. Paga minimale për veteranin nuk mund të quhet respekt. Ka paga më të ulta se 250 dhe kjo është arsyeja pse paga minimale nuk është rrit më herët”, shtoi ai.