Ngjarja tragjike që ndodhi në fshatin Peran të Podujevës, më 13 qershor, ku mbeti i vdekur Edonit Ismajli, (28-vjeçar) të cilin dyshohet se e vrau babai i tij, Naim Ismajli, (53-vjeçar), tronditi vendin. Dy ditë pas rastit, i dyshuari pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku do të merret vendimi për caktimin e masës së sigurisë.

Seanca është paraparë të fillojë në ora 11:00, por për shkak të disa vonesave, brenda pak minutave do të nisë.

Naim Ismajli dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, pasi shkrepi katër plumba në drejtim të të birit, duke e lënë të vdekur.

Sipas dyshimeve të para, Edoni u qëllua derisa po punonte në traktor, pas një debati me babain, në lidhje me pronën.