Agjencia Kundërkorrupsionit ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve të cilët janë përzgjedhur sipas shortit, e që nënshtrohen kontrollimit të pasurisë.

Në mesin e zyrtarëve të lartë shtetëror të cilëve do iu kontrollohet pasuria, janë edhe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca si dhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi e Emilija Rexhepi.

Përveç tyre, në këtë listë bëjnë pjesë: Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e zëvendëministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, shkruan RekordPress.

Ndryshe, në këtë kontrollë do të jenë edhe disa kryetarë të komunave: Shaqir Totaj – Prizren, Bedri Hamza – Mitrovicë, Burim Berisha – Fushë – Kosovë, Bali Muharremaj – Suharekë, Fadil Nura – Skenderaj, Srdjan Milosavljevic – Zveçan, Srdan Vulovic – Zubin Potok, Ljiljana Subaric – Graçanicë, Vladica Aritonovic – Ranillug.

Pasuria do t’iu kontrollohet edhe 22 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përfshirë kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli, shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashin.

Lista me emrat e deputetëve:

Avni Dehari

Marigona Geci

Besim Muzaqi

Vasfije Blair

Ariana Musliu-Shoshi

Zoran Mojsilovic

Gani Krasniqi

Hajdar Beqa

Samra Ilijazi

Igor Simic

Fadil Gashi

Arben Gashi

Fitore Pacolli-Dalipi

Memli Krasniqi

Jetmire Vrenezi

Erxhan Galushi

Floretë Zejnullahu

Valon Ramadani

Behgjet Pacolli

Fitim Haziri

Hydajet Hyseni Kaloshi

Mirlinda Tishukaj-Sadiku