Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së sigurisë ndaj Naim Ismajlit nga Podujeva, i cili dyshohet për vrasjen e djalit të tij, Edonitit, më 13 qershor, në fshatin Peran.

Në një njoftim për media thuhet se Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit e ka aprovuar si të pa bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

53-vjeçari do të hetohet për veprën penale Vrasje e rëndë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Ai dyshohet se shkrepi katër plumba në drejtim të të birit që po punonte me traktor, duke e lënë të vdekur në vend, pas një debati në lidhje me pronën.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.