I përfshirë në këtë vrasje është vëllau i këngëtarit Buta, Qëndrim Januzi me nofkën Rifa.

Një burim anonim, i ka thënë gazetës se viktima dhe dorasi deri kohëve të fundit kanë qenë shokë.

Viktima me inicialet G.H kohëve të fundit sipas burimeve të Nacionales, kishte pasur miqësi me reperin Fero gjithashtu.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dorasin e ka plagosur në vendin e ngjarjes, pasi i njëjti ishte drejtuar me armë kah zyrtarët policorë.

Mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Ferizaj.

Nga kjo përleshje ka humbur jetën një person, si dhe një tjetër është plagosur.

Nacionale ju sjellë videon nga skena e krimit që ndodhi mbrëmë në Ferizaj.