Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në një familjen në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje mes vete në familjen Bigoviq, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain me ç’rast e ka plagosur rëndë, ndërsa vetë ka mbetur i vdekur.

Sipas këtyre burimeve, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ndihmuar babait, ka vrarë vëllain e tij.

Burimet më tej kanë shtuar se babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital derisa ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.

Gjithnjë sipas burimeve të sigurta të KosovaPress-it, bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, të lindur më ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati Millan Bigoviq.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

“Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë”, ka thënë shkurt Radoviq