Përleshja në Prishtinë: Personat që u therën me thikë janë babë e bir, njëri në gjendje të rëndë në QKUK

RekordPress ka mësuar se viktimat që pësuan nga goditjet me thika janë babai me të birin 17-vjeçar.

Burimet e Gazetës RekordPress brenda Emergjencës së QKUK-së, kanë bërë të ditur se të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, djali që u ther me thikë i është përkeqësuar gjendja pasi ka gjakderdhje të madhe si pasojë e sulmit. 

Të dyshuarit për këtë përleshje dyshohet se janë afërsisht të moshës së njëjtë me viktimën 17-vjeçar.    

RekordPress mëson se ende nuk dihen motivet e kësaj përleshjeje.

Për këtë rast, Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.