Një vrasje ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për Sinjalin të cilët ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Tutje në konfirmimin e Policisë thuhet se nga informatat e para nga gjuajtja me armë një person ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, personi i plagosur është transportuar për ndihmë mjekësore në QKUK.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përball” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njeri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore , ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore ne Ferizaj e me pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtutjeshme mjekësor . Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, thonë nga policia.