Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku afër Drenasit, saktësisht në rrugën nacionale Drenas-Skenderaj.

Mediat lokale kanë raportuar se dy persona kanë vdekur pasi dy vetura janë ndeshur mes veti në fshatin Gllobar.

Të vdekur janë një grua dhe një fëmijë, trupat e të cilëve janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit së bashku me mjekët nga QKMF në Drenas.