Gjatë mbrëmjes së sotme është raportuar për përleshje në Klinë.

Nga përleshja një person mbeti i vrarë kurse një tjetër i plagosur, gjë të cilën e konfirmoi edhe policia e Kosovës. 

Ndërkaq, Gazeta RekordPress nga burime të sigurta nga policia në Klinë ka mësuar se personi i cili u vra ishte nga fshati Gullboc i Malishevës

F.H mbeti i vrarë dhe i njejti ishte rreth 25 vjeç, kurse vëllau i tij M.H mbeti i plagosur.