Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në dy lokacione të dyshuara për posedim të mallrave të kontrabanduara, në Kijevë dhe Lipjan. 

Gjatë bastisjeve, siç ka njoftuar Dogana është hasur në mallra pa dokumentacion të prejardhjes, rrjedhimisht i kontrabanduar nga Serbia. 

“Në lokacionin e parë janë gjetur 550 Litra Vaj Ushqimor me origjinë nga Serbia, derisa në lokacionin e dytë janë gjetur rreth 800 Litra Pije Coca Cola me origjinë nga Serbia. Mallrat janë  sekuestruar dhe rastet janë referuar në procedurë kundërvajtëse.”