Ish-boksieri i famshëm Mike Tyson ka humbur qetësinë gjatë një udhëtimi në avion pasi një person po e bezdiste.

Tyson goditur me një breshëri grushtesh të riun që po e shqetësonte në avion, që udhëtonte nga San Francisco në Florida.

Sipas TMZ, që ka siguruar videon, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes.

Pasagjeri i ka folur me zë të lartë ish-kampionit të peshave të rënda në boks. Një dëshmitar tha për TMZ se 55-vjeçari Tyson i kishte kërkuar këtij personi që ta linte të qetë.

Pasi pasagjeri nuk ndaloi së foluri me ton të ngritur, Tyson iu kthye me një seri grushtesh. Mësohet se personi që po ngacmonte ish-boksierin Mike Tyson ishte nën efektin e drogës.