Në orët e mëngjesit të sotëm, njësitë e stacionit policor në Mitrovicë kanë arritur ta arrestojnë të burgosurin që ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, më 07 mars të këtij viti. 30-vjeçari që u kap ishte dënuar për dy vepra penale.

I burgosuri që u kap pasi iku nga burgu është Nedair Moni,të cilin Gjykata Themelore në Mitrovicë e dënoi me 8 muaj burgim për “vjedhje të rëndë” dhe me 15 ditë për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave nga ana e Policisë, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën prej nga kishte ikur.