Gjatë ditës së sotme pritet të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”.