Rekordpress sot raportoi për gjuajtje me armë drejt pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Kjo u konfirmua edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Sveçla tha se ky është një akt terrorist dhe Policia e Kosovës u sulmua sot rreth orës 07:40 me granatë dore dhe kallashnikov.

Ndërsa Mehmeti bëri të ditur se brenda 3 ditësh janë kryer katër sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar pamje të provave që janë gjetur në vendin e ngjarjes nga sulmet e kryera në drejtim të Policisë së Kosovës.

Në pamje shihet një numër i madh i iriqëve metalik që janë grumbulluar nga Policia, si dhe gurë, gëzhoja plumbash dhe dëmet që u janë shkaktuar veturave të Policisë.