Policia Kufitare në Zubin Potok sot ka qenë cak i një sulmi me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bube, në vendin e njohur si Pragovi, ku ka pasur gjuajtje me armë zjarri në drejtim të patrullës statike të policisë.

Sipas burimeve patrulla statike është sulmuar nga distanca.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

Gazeta RekordPress lidhur me rastin në fjalë, do t’iu mbajë të informuar.