Një tërmet i fuqishëm prej 4.1 ballë ka goditur Shqipërinë, ndërsa ka shkaktuar dridhje të mëdha edhe në Pejë, Gjakovë dhe Junik, shkruan Gazeta Metro.

Sipas EMSC’së, tërmeti ka ndodhur në orën 02:58, ndërsa thellësia e tij ishte 2 kilometër.

Tërmeti është ndjerë shumë edhe në rrethinën e Gjakovës, ndërsa epiqendra ishte 17 kilometra larg nga Gjakova.

Qytetarët nga Peja dhe Gjakova kanë thënë se dridhjet ishin të frikshme dhe se janë ndjerë për disa sekonda.null

Nuk dihet nëse ka shkaktuar ndonjë dëmë./gazetametro.net