Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në fshatin Uglarë të komunës së Gjilanit, ku një kamionetë ka goditur një vajzë të moshës 7-vjeçare.

Vajza si pasojë e lëndimeve të marra ka kërkuar ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Burimet bëjnë të ditur se dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë.

Me të goditur këmbësoren, i dyshuari e ka dërguar në shtëpi viktimën, ku edhe i ka lënë shënimet e tij prindërve të vajzës e më pas është larguar.