Hetimet disa mujore të intelegjencës së Doganave të Kosovës kanë rezultuar se korporata Hib Petrol është duke kryer aktivitete në kundërshtim me ligjin. Tashmë janë arrestuar edhe disa persona.

Rekordpress mëson se janë arrestuar disa persona në aksionin e zhvilluar para pak orësh në HIB Petrol.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për rekordpress, pavarësisht interesimit. Rreth rastiti nuk është deklaruar ende as Dogana.

Gazeta pak më herët ka raportuar se ekipet e doganierëve kanë zbarkuar sot në korporatën Hib Petrol.

Kanë gjetur se kjo kompani ka nxjerrë në shitje për qytetarët derivatet e naftës të parapara për ambasadat në Kosovë.

Derivatet e naftës të parapara për nevojat e ambasadave janë të liruara nga akciza.

Duke vepruar kështu kjo kompani dyshohet se ka bërë shamngje të obligimeve tatimore me qindra mijëra euro.