Një aksident tragjik ka ndodhur sot në poligonin e qitjes në Cërnushë të Mitrovicës, ku një zyrtar policor është vetëplagosur. 

Rekordpress ka mësuar identitetin e policit që humbi jetën dhe detaje se si ndodhi ngjarja.

Burimet e kanë bërë të ditur se zyrtari policor që u vetëplagos aksidentalisht është Burim Tahiri.

Të njëjtat burime bënë të ditur se zyrtarit policor i shkrepi arma duke hyrë në veturë, pasi doli nga poligoni i qitjes.

Tahiri u transferua në spital pas plagëve të marra, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.