Rusia e ka akuzuar Bashkimin Evropian për sjellje armiqësore ndaj tyre, duke thënë se furnizimi i Ukrainës me armë është “i rrezikshëm dhe destabilizues”.

Ndërkohë teksa Perëndimi po shton furnizimin e Ukrainës me armë për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër një pushtimi rus, Moska e quan “operacion special ushtarak” që synon mbrojtjen e civilëve, raporton Reuters.

Kremlini nuk ka pranuar ta komentojë të hënën ecurinë e të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” rus në Ukrainë, duke ia referuar ushtrisë pyetjet për këtë çështje.

Pushtimi i Moskës ka hasur në rezistencë “më të ashpër sesa pritej” nga ushtria ukrainase, si dhe vështirësi të papritura në furnizimin e forcave të saj, i thanë CNN të dielën dy zyrtarë të lartë amerikanë.

Numri i fundit i vdekjeve të civilëve në Ukrainë është 102, ndërsa 304 persona janë plagosur. Por shifra reale ka gjasa të jetë “dukshëm më e lartë”, tha sot Michelle Bachelet, shefe e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Numri i të vdekurve përfshin shtatë fëmijë, tha Bachelet.