Kanë filluar bisedimet midis delegacionit ukrainas dhe atij rus në kufirin ukraino-bjellorus kanë filluar, raporton The Guardian.

Në delegacionin e Ukrainës janë disa zyrtarë të lartë por jo edhe presidenti Zelensky.

Ukraina kërkoi “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse” përpara takimit.

Vetë Zelensky të dielën ka vendosur pritshmëri të ulëta për takimin dhe mund të hamendësohet se takimi në kufi do të japë pak. Por ai i ofron Putinit të paktën një hapësirë ​​të mundshme për një dalje nga lufta në Ukrainë.

Sot shënon dita e pestë e agresionit rus në Ukrainë.