NATO do t’i ofrojë Ukrainës raketa mbrojtëse ajrore dhe armë antitank, ka njoftuar Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka njoftuar se ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Sapo fola me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe e përgëzoj për trimërinë e popullit dhe forcave të armatosura të Ukrainës. Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen me raketa të mbrojtjes ajrore, armë antitank, si dhe ndihma humanitare dhe financiare”, ka njoftuar ai.