Delegacioni ukrainas ka arritur në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me përfaqësuesit e Rusisë.

Zyra e presidentit ukrainas ka njoftuar se çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina.

Në Twitter tashmë janë publikuar pamje të delegacionit ukrainas teksa arrijnë me helikopterë në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, ku edhe do të zhvillohet takimi me delegacionin rus.