Banorët e kryeqytetit ukrainas tani janë të lirë të largohen nga strehimoret nëntokësore ku kanë qëndruar, pasi shtetrrethimi gjatë fundjavës është hequr.

Dyqanet ushqimore do të lejohen të hapen dhe transporti publik do të fillojë të funksionojë, megjithëse trenat e metrosë do të lëvizin shumë më rrallë se zakonisht.

Fundjava pati shpërthime të përsëritura, që ishin të kontrolluara kryesisht në periferi të Kievit qendror, shkruan BBC.

Megjithatë, zyrtarët e Kievit kanë paralajmëruar se lufta është larg përfundimit, pasi sulmet në rrugë vazhdojnë pothuajse në çdo lagje të qytetit. 

Ora policore do të fillojë sërish në orën 22:00 dhe do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit. Por banorët janë këshilluar që të mos largohen nga shtëpitë dhe strehimoret e tyre gjatë ditës nëse nuk është e nevojshme.