Njëri nga serbët e arrestuar mbrëmë pasi ishte kapur duke blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë ka lidhje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të KosovaPress, të arrestuarve u janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e të hollave të gatshme.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas serb, D. Dolasevic, V. Jankovic dhe D. Dolasevic të cilët kishin blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në njërin nga lokalet e Prishtinës.