Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës ka konfirmuar se një raketë ka goditur një bllok njësi nëntëkatëshe në qytetin verilindor të Kharkiv, duke vrarë një grua dhe duke plagosur të tjera.

Pak orë më parë BCC ka raportuar se një raketë kishte goditur një gazsjellës në të njëjtin qytet.

Kharkiv – qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – është përballur me sulmin ushtarak rus që nga 24 shkurti, ditën e parë të luftës.