Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka njoftuar për Associated Press se qyteti tani është “i rrethuar” nga forcat ruse.

Klitschko u pyet nëse kishte plane për evakuimin e civilëve nëse trupat ruse kapnin kryeqytetin.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara”, tha ai.

“Për momentin ne jemi të rrethuar”.

Sulmet ajrore po dëgjohen në qytet ndërsa banorët përballen edhe sonte me kërcënimin e sulmeve.

Ndryshe luftimet në Ukrainë janë futur në ditën e katërt. Forcat ruse në orët e hershme të së enjtes kanë nisur pushtimin e Ukrainës.