Më shumë se gjysma e rezervave të bankës qendrore të Rusisë do të bllokohen si pjesë e sanksioneve të reja të BE-së kundër vendit, njoftoi të dielën kryediplomati i BE-së Josep Borrell.

Duke folur së bashku me shefen e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen në Bruksel, Borrell tha më vonë të dielën se do të sigurojë miratimin politik të 27 vendeve anëtare të BE-së për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.

“Me këto masa, më shumë se gjysma e rezervave të bankës qendrore të Rusisë do të bllokohen”, tha Borrell.

Sipas paketës, “bankat e rëndësishme ruse do të përjashtohen nga sistemi SWIFT, ” tha Von der Leyen në konferencën për shtyp.

Masat kundër vendit fqinj Bjellorusi gjithashtu do të “përforcohen”, tha Borrell, në këmbim të rolit të saj në “lehtësimin e sulmit rus kundër Ukrainës”.

Von der Leyen njoftoi gjithashtu se BE do të sigurojë financim për blerjen e armëve për Ukrainën, duke shtuar se kjo është hera e parë që blloku e bën këtë ndonjëherë.

Borrell tha se BE-ja po e bën këtë “sepse kjo luftë kërkon angazhimin tonë për të mbështetur ushtrinë ukrainase“.

Ne kërkuam SWIFT dhe kërkuam armë dhe tani po dorëzojmë nga të dyja palët,” tha diplomati.